Telegrafi

Mensuri fle në prehrin e Osmanit, Vedati i Stupcave quan familje grupin (Foto)

Grupi “Stupcat” pa dyshim se janë grupi humoristik ndër më të preferuarit nga adhuruesit e komedisë.

Komedianët janë shfaqur sërish bashkë, por rruga e gjatë nga angazhimet e shumta të tyre sigurisht se i lodhë ata.

Si një i apasionuar pas veturave, Vedat Bajrami gjithmonë sigurohet që ai të jetë shoferi, teksa shokët tjerë të grupit pushojnë.

Lexo po ashtu Fillojnë xhirimet e episodeve të reja të 'Egjelit' të 'Stupcave' (Foto/Video)

Dhe, në një foto të postuar nga Vedati, shihen aktorët Mensur Safçiu dhe Osman Azemi teksa pushojnë në pjesën e prapme të veturës.

Mensuri shihet se si fle në prehrin e Osmanit, i cili ia mban kokën dhe me këtë ndihet krenar Vedati.

“Në prehërin e shokut, kur shokin se ki vetëm shok por e ki nanë, babë, vëlla, motër”, ka shkruar Vedati në postimin e tij në Instagram.

Treshja komike e dashur për publikun aktualisht janë në xhirime të serialit “Egjeli”. /Telegrafi/