Siç raportojnë nga AIM, negociatori nga radhët e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Toni Menkinoski sot është thirr në takim në ministrinë e Drejtësisë, por ka kërkuar anulim të takimit.
“Menkisnoski u thirr në sot në takim, por përgjigja është se ende nuk kanë ndërtuar qëndrim për çështje të caktuara dhe kërkoi anulim të takimit”, thonë nga ministria e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ftesa e sotme vjen pas deklaratës së Menkinoski se edhe pse në takimin e fundit me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska që kur kanë dorëzuar 65 amendamente për ligjin dhe janë marrë vesh të shihen përsëri për amendamentet, edhe pse ka kaluar më shumë se një javë ajo nuk e ka thirr.
Partitë maqedonase në pushtet dhe në opozitë kanë qëndrime të kundërta rreth Ligjit për prokurori publike që rregullon statusin e PSP-së./Telegrafi/