Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/