Sot në Kosovë moti do të jetë kthjelltë, me vranësira të vogla dhe intervale me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë.
Temperaturat do të shënojnë ngritje gjatë ditës, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C.
Moti stabil pritet të vazhdojë edhe gjatë natës.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h. /Telegrafi/