Site icon Telegrafi

Mëngjeset me mjegull – temperaturat këtë javë pritet të arrijnë 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike.

Kjo situatë vije si rrjedhojë e fushave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi kontinentin Evropian.

Të hënën dhe të martën si pasojë e uljes së temperaturave rreth zeros, në shumë territore parashihet të krijohet bryma e cila ka pasoja në fushën e perimekulturës.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E martë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s. /Telegrafi/

 

Exit mobile version