Telegrafi

Mëngjeset magjike të Ledina Çelos (Foto)

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ndonëse tash e një kohë nuk ka sjell projekte të reja në muzikë, prapëseprapë ajo vazhdon të ketë një numër të madh ndjekësisht në Facebook dhe Instagram.

Ledina ka rënë gjithmonë në sy për jetën e saj të lumtur familjare, ku disa prej këtyre momenteve të lumtura ajo i ndan edhe me ndjekësit e saj.

Lexo po ashtu Jeta e bukur familjare e Ledina Çelos (Foto)

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në InstaStory përmes së cilës ka treguar se si e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme.

Në një ambient me pamje nga kopshti, në një tavolinë ku revistat, vera dhe frutat e thata nuk mungojnë, ishin zgjedhja e e duhur që kishte bërë Ledina për një mëngjes të mrekullueshëm.

Lumturinë më të madhe këngëtares ia japin edhe dy fëmijët e saj, Erlisi dhe Periana. /Telegrafi/

Mënegjeset magjike të Ledina Çelos. Foto nga InstaStory.