Telegrafi

Mëngjeset e ftohta, gjatë ditës temperaturat deri 22 gradë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Mëngjesi do të jetë i ftoftë ndërkaq gjatë ditës temperaturat do të shkojnë deri në 22 gradë.

Temperaturat minimale të cilat do të jenë prej 3 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/