Telegrafi

Mëngjeset e ëmbla! Nora Istrefi publikon fotografi nga shtrati me Renenë dhe Robertin (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi duket se është njëra ndër këngëtaret më të kompletuara në estradë, si në jetën artistike ashtu edhe në atë personale.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha janë mjaft të lumtur në krah të njëri-tjetrit, ndërsa gjithë vëmendjen e tyre e merr vajza e tyre e vogël, Rene.

Nora së fundmi, ka vendosur që për fansat e saj në rrjetin social SnapChat të ndajë disa imazhe mjaft të ëmbla nga zbardhja e mëngjesit në shtëpinë e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pranë këngëtares, gjendeshin Roberti bashkë me Renenë, të cilët janë zgjuar ëmbëlsisht gjithashtu.

E gjithë familja Berisha, duket se nuk i ka shpëtuar dëshirës për të realizuar fotografi me efektet e SnapChat-it, që në mëngjes. /Telegrafi/