Bordeaux ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Milanin për transferimin e Jeremy Menez.
Futbollisti francez është konsideruar tepricë në San Siro, ashtu që do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1, ndërsa nënshkrimi do të ndodhë menjëherë pas kalimit të testeve mjekësore.
Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
“FC Girondins de Bordeaux ka arritur marrëveshje me Milanin për Jeremy Menez”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Porsa t’i kalojë testet mjekësore, francezi do të nënshkruajë me Les Girondins, ndërsa të hënën pasdite do t’u prezantohet mediave në Chateau du Haillan”, thuhet më tej.
29-vjeçari shënoi 16 gola në sezonin e parë me Rossonerët, por lëndimi i shpinës ia kufizoi vetëm në dy numrin e paraqitjeve në Serie A në sezonin e kaluar. /Telegrafi/