Site icon Telegrafi

Menez drejt largimit nga Milani

Jeremy Menez pritet të largohet nga Milani këtë verë.

Edhe pse refuzoi ofertat nga disa klube arabe, lojtari francez nuk është në planet e Vincenzo Montellas dhe klubi kuqezi do të mirëpriste ofertat për sulmuesin.

Interesimi më i fundit për 29-vjeçarin vjen nga kampionati francez dhe është Bordeaux që do të tentojë goditjen për të përforcuar sulmin.

Formula më e mundshme do të ishte huazim me të drejtë blerjeje duke parë se paga e Menez është e papërballueshme për klubin farcez, operacion që ka edhe “ok” e lojtarit pasi dëshira e tij është të rikthehet në kampionatin francez.

Anësori është pjesë e Milanit për dy sezone.

Exit mobile version