Telegrafi

Mendy zbulon arsyen pse zgjodhi Realin para Barcelonës

Mbrojtësi francez, Ferland Mendy ka shpjeguar arsyen pse u bashkua me Real Madridin verën e kaluar.

Ish-ylli i Lyonit kishte oferta edhe nga Barcelona dhe klubet e mëdha nga Liga Premier, por zgjodhi transferim te Reali.

Në një prononcim për mediumin Telefoot, Mendy shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij.

Lexo po ashtu Mbappe, Pogba, Kante dhe Koulibaly – Real Madridi pritet ta ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ri

“Madridi është Madrid, kjo është arsyeja pse unë vendosa, dhe ishte edhe Zinedine Zidane”, ka thënë fillimisht Mendy.

“Ne u takuam me njëri-tjetrin një herë dhe nuk kishte shumë për të vendosur sepse ai më besonte”.

“Kishte edhe shumë lojtarë francezë te Reali dhe për këtë e zgjodh”, përfundoi mbrojtësi i ri francez. /Telegrafi/