Liverpooli nga minuta 37-të ndaj Manchester Cityt luajti me një lojtar më pak.
E gjitha kjo pasi Sadio Mane u përjashtua me të kuq pas ndërhyrjes të ashpër Ederson.
Portieri brazilian menjëherë lëshoi fushën dhe në vend të tij u inkuadrua Claudio Bravo.
Në fillim u dyshua për një dëmtim të rëndë, por duket se Ederson ka shpëtuar vetëm me disa qepje.
Ylli i ri i Man Cityt, Benjamin Mendy, ka publikuar pas ndeshjesh një fotografi ku tregohet se gjendja e lojtarit është e mirë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=I0Vmj3taMpA