Real Madridi harxhoi 303 milionë euro për nënshkrime të reja verën e kaluar, duke u munduar të mbyll disa ‘vrima’ që i kishte në sezonin e fundit.
Kjo ishte vala më e madhe e shpenzimeve të klubit që nga blerjet prej 254 milionë eurove kur erdhën Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Karim Benzema në vitin 2009.
Megjithatë, jo të gjitha kanë shpaguar ende atë që është paguar për ta.
Marca ka shikuar goditjet dhe dështimet e ardhjeve të verës së kaluar.
Ferland Mendy
Nëntë muaj më pas, vetëm një nga shtatë fytyrat e reja të verës së kaluar ka arritur të vendoset në ekipin e parë. Mbrojtësi i majtë erdhi për 48 milionë euro nga Lyon dhe i ka zënë vendin Marcelos.
Ai ka bërë 22 paraqitje – tri më shumë se braziliani – dhe ishte një nga shtyllat e mbrojtjes, sidomos në dhjetor dhe janar.
Eden Hazard
Belgu erdhi si blerja më e madhe e Real Madridit, në vitet e fundit, por ka bërë pak në La Liga deri më tani. Lëndimet kanë penguar sezonin e tij, duke e lejuar atë të luajë vetëm dy ndeshje që nga nëntori.
Pezullimi i La Liga mund t’i jam mundësinë e atij për tu paraqitur përsëri në përfundim të sezonit.
Luka Jovic
Sulmuesi ka qenë ndoshta blerja më zhgënjyes e verës. 27 golat e tij për Eintracht Frankfurt në edicionin 2018/19, bën që Real Madridi të paguajë 60 milionë euro për ta nënshkruar me të.
Ai ka arritur të shënojë vetëm dy herë në fanellën e bardhë në 770 minuta lojë.
Eder Militao
Braziliani ishte një tjetër lojtar i ri që erdhi në Santiago Bernabeu për para të mëdha dhe ai duhet të jetë i durueshëm që të luajë më shumë nën drejtimin e Zinedine Zidanes.
Sergio Ramos dhe Raphael Varane kanë qenë të padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes. Militao gjithashtu është paraqitur në katër nga gjashtë humbjet e Real Madridit këtë sezon.
Rodrygo Goes
I riu hyri në skuadër në kohën më të pasigurt të sezonit pas humbjes nga Real Mallorca dhe ndihmoi për të larguar krizën.
Një het-trik kundër Galatasaray ishte pjesë e asaj kohe, kur ishte më i miri dhe e la madje edhe në stol Vinicius Juniorin.
James Rodriguez dhe Alphonse Areola
Kolumbiani u kthye nga huazimi si një nënshkrim i ri pas dy viteve te Bayerni, por nuk ka qenë në gjendje të rikthehet në ekipin nën drejtimin e Zidanes, pjesërisht për shkak të lëndimeve.
Sa për Areolan, ai mbërriti si huazim dhe ka qenë rezervist për Thibaut Courtois gjatë gjithë sezonit. /Telegrafi/