Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në opozitë e ka nisur fushatën zgjedhore nga Studeniçani i Shkupit, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PDSH-ja në Studeniçan i prezantoi kandidatët e kësaj partie për deputetë në njësinë e parë zgjedhore.
Në fushatë, PDSH-ja kërkoi mbështetjen e qytetarëve për ta zbatuar platformën e saj politike për barazi të shqiptarëve dhe maqedonasve.
Thaçi u premtoi banorëve të Studeniçanit amnisti të përgjithshme dhe amnisti fiskale./Telegrafi/