Site icon Telegrafi

Menduan se kishte revole në dorë, policia e New Yorkut qëllojnë për vdekje burrin (Foto/Video)

Policia e New Yorkut ka qëlluar për vdekje një burrë më ngjyrë i cili çrregullime bipolare, pasi e kishin ngatërruar një “gyp” të vogël të metaltë që u është dukur atyre se ishte revole.

Saheed Vassell, 34-vjeç, po mbante në dorë “gypin” në drejtim të qytetarëve, dhe nuk u bindej urdhrave të policisë që ta lëshojë në tokë “revolen”, transmeton Telegrafi.

Tre policë civilë dhe një i uniformuar, kanë gjuajtur 10 plumba në drejtim të Vassell në një rrugë në Brooklyn të New Yorkut. Mediat amerikane raportojnë se ai ka vdekur në spital.

Vrasja e një burrë tjetër me ngjyrë të paarmatosur ka shkaktuar reagimet dhe protesta në gjithë SHBA-të. Ndërkaq, prokuroria e New Yorkut janë duke hetuar rastin dhe pritet së shpejti të dalin me një vendim.

“Jemi të përkushtuar të kryejmë hetime të pavarura dhe sa më profesionale”, ka deklaruar Amy Spitalnick, zëdhënësja e prokurorisë së Neë Yorkut. /Telegrafi/

Exit mobile version