Telegrafi

Menduan se ishte vendosur për ta, studentët e huaj në Britani filmohet duke pritur në të kuqen – semafori ishte i vendosur për vetura

Ky është momenti qesharak kur një grup i studentëve të huaj në Britani ndalet para dritës së kuqe të semaforit, duke menduar se ishte dedikuar për këmbësorë e jo për vetura që gjendeshin pranë tyre.

Daniel Southern nga North Lincolnshire, filmoi momentin komik ku një grup i studentëve që sipas tij kishin theks amerikan, i sheh duke pritur në trotuar duke menduar se e kuqja ishte e dedikuar për këmbësorë e jo për vetura.

Pavarësisht se po ecnin në trotuar, ata pritën derisa u ndez drita e gjelbër që të vazhdojnë ecjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe për pak minuta videoja është bërë virale.

Në anën tjetër kanë filluar talljet në llogari të studentëve, që prisnin bashkë me vetura që të ndizet drita e gjelbër në semafor. /Telegrafi/