Elon Musk e ka publikuar në SoundCloud këngën me titull “Don’t Doubt Ur Vibe”. Edhe pse shumëkush mendonte se është shaka pas publikimeve të tij në Twitter, ai dëshmoi se ishte serioz.
Kjo është kënga e tij e dytë pas “RIP Harambe”, të cilën ia kishe kushtuar një gorille nga kopshti zoologjik Cincinnati që ngordhi papritmas.
Musk, i cili në Spotify është me emrin artistik Elon “EDM” Musk, pohon se e ka shkruar dhe e ka kënduar vet këngën e re.
Siç shkruan The Verge, kjo nuk jep ndonjë të dhënë se miliarderi ka shumë aftësi në të shkruar, duke qenë se rimat janë shumë të thjeshta.
Sidoqoftë, është interesante ta shohësh pasanikun e famshëm në rolin e muzikantit që është një mënyrë e mirë për t’u relaksuar. /Telegrafi/
https://twitter.com/elonmusk/status/1223133867772502019