Telegrafi

Menduan se bëhet fjalë për fluturake të UFO-s, qytetarët e New Yorkut dhe New Jersey e filmuan në qiell – kompania e gomave zbulon të vërtetën

Një fluturake “misterioze është parë mbi New York dhe New Jersey, që ka bërë kureshtar shumë qytetarë që nxorën telefonat për ta filmuar.

Fluturakja që kishte një pamje të pazakontë, është parë në pjesë të ndryshme të New Jersey dhe New Yorkut, transmeton Telegrafi.

Shumica prej tyre filluan menjëherë të flasin për teori të ndryshme konspirative duke pretenduar se është fluturake e UFO-ve, por në fund është zgjidhur edhe ky mister i shumëpërfolur.

Kompania e gomave “GoodYear” ka bërë të ditur se bëhet fjalë për balonën e tyre me ajër, që ka fluturuar mbi stadiumin “Meetlife” për ta filmuar nga ajri ndeshjen e NFL mes Pittsburg Steelers dhe New York Giants. /Telegrafi/