Site icon Telegrafi

“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve me Drilonin”, përgjigja interesante e Sara Kolamit

Pesë finalistët i janë përgjigjur pyetjeve drejtuar njëri-tjetrit, e që disa prej tyre qenë edhe pikante.

Pyetja që iu parashtrua Sara Kolamit kishte të bënte me Drilon Ramën, nëse ai e ndihmoi për ta çuar deri në finale.

“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve që bëre me Drilonin”, ka qenë pyetja.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jo absolutisht që jo, secili prej jush ka munduar që të nxjerr disa gjëra që ka Sara. Nuk besoj që jam këtu për shkak të një personi”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Secili prej nesh jemi këtu për shkak të personalitetit tonë, si e kemi menaxhuar situatat dhe për marrëdhëniet që kemi krijuar me njëri-tjetrin”.

Lexo po ashtu Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Sara në Big Brother u përfol më shumë për raportin boksierin, ku edhe në një formë kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, pritet të shihet nëse kjo marrëdhënie e tyre do të vazhdojë edhe jashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version