Site icon Telegrafi

“Mendoja se po bënte shaka”, Cannavaro zbulon se si e mori vesh që kishte fituar Topin e Artë

Legjenda italiane Fabio Cannavaro ka zbuluar se një gazetar i France Football e ndoqi atë në shtëpi pas një seance stërvitore me Real Madridin, për ta informuar atë se e ka fituar Topin e Artë.

Cannavaro e fitoi Topin e Artë në vitin 2006, disa muaj pasi kishte udhëhequr Italinë drejt triumfit në Botëror.

Ish-mbrojtësi iu bashkua Real Madridit nga Juventusi pas skandalit të Calciopolit atë verë dhe fitoi çmimin më të rëndësishëm individual për një futbollist disa muaj më vonë.

“Një gazetar i France Football erdhi në Valdebebas në Madrid. Unë isha në makinën time dhe dëgjova dikë duke bërtitur ‘Fabio, Fabio’”, ka thënë fillimisht Cannavaro.

“Unë e ndalova makinën. Ai kishte mbetur pa frymë dhe filloi të bisedonte me mua. Ai më tha, ‘Më duhet të flas me ty. Unë punoj për France Football’, dhe pastaj më dha kartën e tij të biznesit”.

“Unë i thash, ‘Po shkoj në shtëpi’, dhe ai më pyeti: ‘A mund të vij me ty? Më duhet të bisedojmë për një çështje të rëndësishme për Topin e Artë’”.

“Ai më pas u fut në makinë dhe më tha: ‘Shikoni, e di se ka shumë kohë para ceremonisë, por nga votat është zbuluar se ju keni fituar Topin Artë’”.

“Unë mendoja se ai po bënte shaka me mua. E telefonova gruan time dhe i thashë po vij në shtëpi me një mik i cili më tha se do ta fitojë Topin e Artë”, deklaroi ai./Telegrafi/

Exit mobile version