Site icon Telegrafi

“Mendoja se ishte atentat dhe do na vrisnin”, rrëfimi i Pecës që shoqëronte Ilir Metën kur u ndalua

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ka qenë një nga dëshmitarët e momentit të arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, pasi po drejtonte automjetin ku gjendej Ilir Meta.

Në Tv Klan, Artemis Peca thotë se efektivët e policisë i kanë ndaluar në mes të rrugës të armatosur teksa shton se sipas tij, i kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore nga makina.

Artemis PecaMe Metën kemi qenë në makinë, kemi udhëtuar prej 2 orësh në Kosovë, ishim për qejf në Kosovë dhe bëmë dhe takime partie me kryetarin e PL-së së Kukësit.

Blendi FevziuJu në orën 10 jeni nisur nga Prevalla. Në çfarë rrethanash u ndaluat?

Artemis Peca: Rrethana komplet… Një akt kriminal, një akt i tmerrshëm. Nuk na ka bërë shenjë të ndalohemi, na kanë bllokuar rrugën. Unë isha në timon, vetëm unë dhe Meta.

Blendi FevziuPse nuk ishte Garda?

Artemis Peca: Ne ishim në fundjavë, kishim takime partie. Unë si Sekretar Organizativ, jam i detyruar që ta shoqëroj. Erdhën nga ana e të dyve, ishin të armatosur me kallashnikov, na hapën të 2 dyert në mënyrë çnjerëzore. Makina nuk ka “lock door” dhe hapet lehtësisht dhe nga jashtë dhe na hapën të dy dyert direkt dhe na thanë që do të vini me ne. Meta vetëm ka thënë se kush jeni ju, na jepni një vendim. Ata as nuk na dhanë një vendim dhe as një dokument, asgjë.

Nuk është e vërtetë deklarata e policisë. Më kanë shoqëruar dhe mua, më kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore, më kanë përplasur dhe më kanë vënë prangat. Ishin të maskuar. Metën e kanë shoqëruar me makinën e bardhë. Nuk kanë thënë që jemi policia. Mendoja që pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin.

Blendi Fevziu: A i bënë komunikim Metës?

Artemis Peca: Vetëm e futën në makinë. E kanë goditur Metën me forcë nga koka. Meta nuk është njeri i thjeshtë. As nuk është kriminel. Nuk ka pasur kundërshtim. Pastaj kam qëndruar 40 minuta me pranga në duar. Ne na ndanë që në fillim nga Meta. Unë kërkova që të më lironin prangat, më linin me pranga dhe ushtronin presion. Pastaj m’i hoqën prangat dhe më thanë që do të rrish këtu. Ata nuk e dinin se çfarë do të bënin me mua. Më mbajtën aty deri në momentin që është shoqëruar Meta. Më pas shkova tek PL për të marrë pjesë në konferencë.

Exit mobile version