Telegrafi

‘Mendoj se ti ke nevojë të rrish vetëm që t’i kuptosh gjërat’ – Krisje në raportin mes Donaldit dhe Beatrix?

(Foto: Screenshot/Top Channel)

Dy protagonistët e Big Brother VIP, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, janë duke kaluar një periudhë të vështirë si çift.

Gjatë një rrëfimi të martën mbrëma, këngëtarja ka folur për pasiguritë e saj për këtë lidhje duke komentuar sjelljet e partnerit të saj, si dhe ka theksuar se situata e ka rënduar psikikisht.

Ndërsa dyshja kanë vazhduar të sqarohen me njëri-tjetrin pas spektaklit, madje Donaldi ka thënë se konsideron  se është më mirë që ajo të jetë vetëm dhe këtë ia ka komunikuar edhe DJ DAGZ-it gjatë një bashkëbisedimi.

“Nuk ke pse shkatërron as ti veten tënde, as unë timen nëse nuk kuptohemi… Mendoj se ti ke nevojë të rrish vetëm që t’i kuptosh gjërat…”, ishin disa nga fjalët e Donaldit.

Lexo po ashtu Parashuta me ditëlindjen e Borës dhe ftohja e raporteve me Donaldin, Beatrix Ramosaj diskuton dyshimet e saj në spektaklin e BBV

Në anën tjetër, Beatrix i ka thënë aktorit se dëshiron të sigurohet për lidhjen e tyre dhe se dëshiron ta ndajë lumturinë me të.

Sidoqoftë, në fund të bashkëbisedimit çifti i Big Brother VIP kanë shkëmbyer puthje. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.