Site icon Telegrafi

“Mendoj që është vështirë” – Ledri Vula tregon nëse do të hynte në Big Brother VIP

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur, Ledri Vula, ka qenë së fundmi i ftuar në programin “E Diell”, ku ka folur për shumë gjëra.

Veç karrierës profesionale e jetës private, ai u pyet edhe për disa tematika të tjera.

I pyetur nga Ed Manushi nëse do të futej ndonjëherë në Big Brother, këngëtari ka përmendur disa gjëra që kanë të bëjnë me këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

“E mendon veten ndonjëherë brenda Big Brother”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Lexo po ashtu “Nuk jam as i pari, as i fundit” - Ledri Vula flet sërish për ndarjen nga Sara Hoxha

Ai mendon se është një gjë e vështirë, jo ashtu siç duket kur e shikon nga shtëpia.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë mendoj që është vështirë me u fut në Big Brother, nuk është shumë e lehtë si duket nga divani që je duke e parë. Është me u fut me një shtëpi me 20 persona, të mos e kesh rehatinë tënde, dhomën tënde, qejfin tënd”, u shpreh ai.

Artisti theksoi: “Unë nuk e kam problem me u fut me një shtëpi se jam edhe introvert, por kisha dashur edhe filma të shikoj, të luaj me lojëra ose me shkru ose një mikrofon e studio, po aq sa kam qejf me shoqëri të rri, kam qejf edhe me u mbyll me ndejt vetëm. Më rehat, kur jam vetë”. /Telegrafi/

Exit mobile version