Telegrafi

Mendoi se e largoi nga Instagrami, Fjolla Morina i reagon Rozana Radit: A je mirë me mendje ti

Foto: Fjolla Morina/Rozana Radi/Instagram

Të gjithë e dinë se mes tyre ekziston një miqësi e mirë prej tash e sa vite.

Mirëpo jo e njëjta për momentin arrin të vërtetohet edhe nga lista e ndjekësve në Instagram, kjo pasi Rozana Radi ka probleme me këtë rrjet sociale.

Këngëtarja në një postim të bërë në Instagram, ka treguar se ka rënë pre e një sulmi kibernetik, kjo pasi në llogarinë e saj i janë shlyer të gjithë miqtë, duke u zëvendësuar me profile të kinezëve dhe aziatikëve.

Fjolla Morina dhe Rozana Radi (Foto: Instagram)

Ndërkohë, në postimin e bërë shihet se njëra ndër këngëtaret e para që i ka shkruar është Fjolla Morina.

Lexo po ashtu Leonora Jakupi-Fjolla Morinës: Ma paske kallë Drenicën

“Qysh nuk më ke follow, a je mirë në mendje ti”, i ka shkruar Fjolla Rozanës, ndërkohë që kjo e fundit i rrëfen të vërtetën rreth problemeve, me të cilat po ballafaqohet në Instagram.

“Miq mikesha kusherinj etj etj… Kam qe te enjten e shkuar qe kam prob me insta. Me pak fjale ne inst tim dalin qe une ndjek te gjithe Kinezet Aziatiket e botes (jo ata mua) dhe nuk ndjek me miqt e mi. Ose si kam fare ose i kam bllok ose nuk me kane por nuk me shikojne asnje postim qe une bej ne story apo tek muri. Me sa me shpjeguan kjo ndodh kur merr nje aplikacion e te kerkon te vendosesh te dhenat e inst tend personal mund te te futen tek insta yt. Kujdes mos jepni te dhenat e inst tuaj ne keto aplikacione qe merrni. Ps @fjolla.morina ti dhe shume miq te tjere nuk preferoni kuzhinen kineze ndaj sju kam”, ka shkruar Rozana Radi në njoftimin e saj. /Telegrafi/