Telegrafi

Mendohet shkëmbimi Brozovic – Sissoko

Marcelo Brozovic për Moussa Sissokon, është ideja e fundit e Interit.

Ish-mesfushori i Newcastles nuk ka bindur te Tottenhami dhe kështu klubi londinez është duke menduar për largimin e tij.

Sipas SportItalia, klubi italian i ka ofruar mesfushorin kroat dhe kjo shikohet një ide që mund të bind Spurs.

Brozovic ka qenë i kërkuar edhe nga Arsenali e shumë skuadra tjera angleze.

Vlen të theksohet se në vitin 2016 ai u ble nga Newcastle për 32 milionë euro. /Telegrafi/