Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se portugezi kishte kërkuar t’i bashkohej Zonjës së Vjetër që në afatin e kalimtar.
Por, pasi negociatat kishin vazhduar me muaj, CR7 kaloi te Juventusi gjatë verës për 100 milionë euro.
“Cristiano është më i miri në histori”, ka thënë Jorge Mendes për Tuttosport.
“Meritat për transferimin nuk janë të mija, por të Juves dhe Agnellit, i cili vendosi të transferojë Cristianon”.
“Juve e dëshiroi dhe e bleu, ai tashmë më kishte thënë se dëshiron të luajë për Juventusin në janar, kjo është e vërteta. Mendova se ishte e pamundur, por atij i thash që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.
“Pastaj takova drejtorët, në takimin e parë isha me (Pavel) Nedvedin dhe (Fabio) Paratici, para ndeshjes me Realin. Pastaj takova presidentin dhe nga e pamundura filloja të besoj se po bëhet realitet”.
“Negociatat zgjatën disa muaj”, ka shtuar Mendes. /Telegrafi/