Agjenti i James Rodriguez, Jorge Mendes, ka thënë se nuk e di se cila është e ardhmja e mesfushorit të Real Madrid, për më shumë i ka uruar fat atij dhe klubit nga La Liga.
Anësori kolumbian po lidhet me një kalim te mundshëm në këtë afat kalimtar te Atletico Madrid dhe Napoli, derisa në dy sezonet e kaluara kishte qëndruar si i huazuar te Bayern Munich.
“Ju duhet ta pyesni presidentin (Florentino Perez) që është afër meje për lojtarin”, ka thënë Jorge Mendes kur është pyetur nga Marca.
“Unë vetëm dua më të mirën për klubin dhe lojtarin. Të dyja palët e dinë çfarë duan andaj unë nuk kam çfarë të shtoj”, ka shtuar më tej portugezi.
Napoli thuhet se është më afër transferimit të kolumbianit, pasi Los Blancos po refuzojnë ta shesin atë të Atletico, sidomos pas humbjes 7-3 në javën e kaluar.
Gjatë kohës së tij në Madrid, James ka shënuar 36 gola në 111 paraqitje, e që ka fituar një herë La liga-n, dy tituj të Ligës së kampionëve, dy Super Kupa dhe dy Kupa të Botës për klube. . /Telegrafi/