Jorge Mendes është në ambientet e Barcelonës për të mbyllur marrëveshjen për Joao Felix dhe Joao Cancelo.
Agjenti përfaqëson të dy lojtarët dhe do të ulet me Joan Laportan dhe Decon për të finalizuar marrëveshjet.
Që të dyja marrëveshjet do të jenë në formë huazimi, por që do të kenë kushte të ndara.
Sipas asaj që raporton gazetari Adria Albets, Joao Felix ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me Atletico Madridin dhe do të huazohet te katalunasit, me këta të fundit që do të mbulojnë pagën e tij.
Në anën tjetër, për Cancelon, po ashtu do të jetë në formë huazimi dhe do të kenë të drejtën për blerje në fund të këtij edicionit. /Telegrafi/
🚨 Jorge Mendes, João Cancelo and João Félix's agent is at Barcelona's offices. 🇪🇸📍
(🎥 @AdriaAlbets)pic.twitter.com/lhzhae0Cyt
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 1, 2023