Ofertat nga klubet kineze gjithnjë e më shumë po rritën për yjet e futbollit botëror.
Synimi kryesor i klubeve kineze pas Carlos Tevezit është transferimi i Cristiano Ronaldos.
Një klub që nuk iu është zbuluar emri ka ofruar 300 milionë euro për kartonin e futbollistit më të mirë në botë, transmeton Telegrafi.
Por, agjenti i futbollistit Jorge Mendes se për momentin askush nuk mund ta transferojë sulmuesin portugez të Real Madridit.
“Tregu kinez është i ri, mund të blejnë shumë lojtarë, por është e pamundur të marrin Ronaldon. Cristiano është më i miri në botë. Kjo është normale që të marrë oferta, por paraja nuk është gjithçka. Reali është jeta e tij”, ka thënë Mendes. /Telegrafi/