Disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentin e arrestimit të Liridon Rexhepit, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT).
Siç kanë raportuar mediat turke, Rexhepi, shtetas kosovar, u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit, përcjell Telegrafi.
Po sipas mediave turke, të cilat thonë se janë bazuar në informacionet e marra nga burimet e sigurisë, Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.
📌MİT’in çalışmalarıyla MOSSAD’ın Türkiye’deki para ağını yönettiği belirlenen ve İstanbul Emniyet Müdürlüğü TEM Şubesince gözaltına alınan Liridon Rexhepi tutuklandı.#GünOrtası‘nda @hulyahokenek konuğu, BAU SAM Başkanı @abdullahagar2 ile konuştu. pic.twitter.com/aafgOAo9Br
— Habertürk TV (@HaberturkTV) September 3, 2024
Siç ishte thënë më herët, Rexhepi, është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës.
Ai thuhet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
Liridon Rexhepi, qui gérait un réseau financier du MOSSAD, après une opération du renseignement turc (MİT) a été arrêté par la branche TEM du département de police d’Istanbul. pic.twitter.com/ZxbeHQYSDg
— Mehmet Yildiz (@Mehmet_Stern) September 3, 2024
MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Turqi.
Aktivitetet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.
Si rezultat i punës së koordinuar midis MIT-it dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Stambollit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht.
Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua. /Telegrafi/