Menaxhimi i qëndrueshëm i bërllokut në nivel rajonal është tema që do të diskutohet sot në Shkup. Qëllimi i konferencës është që të ngritë vetëdijen për rëndësinë e sistemeve të integruara për menaxhimin me hedhurinat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, sipas AIM-së, qëllimi i konferencës është të promovojë politikat e BE-së dhe projektet për hedhurina, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Konferenca është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja: ”Përgatitja e dokumenteve të duhura për vendosjen e sistemit të integruar financiar dhe të veteqëndrueshëm për menaxhim me hedhurinat në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit”./Telegrafi/