Menaxher i zhveshtores është ai që përkujdeset për fanellat, këpucët sportive, çorapet, gardërobat sportive të lojtarëve dhe çdo gjë tjetër që i duhet një lojtari profesional në dhomën e zhveshjes.
Ndoshta nuk është puna më e mirë në botë, por është një punë që shumë tifozë do e dëshironin, pasi kështu ata kanë mundësi të punojnë me idhujt e tyre dhe kështu mund të dinë shumë gjëra nga jeta e tyre.
Po ashtu kjo punë të jep mundësinë të marrësh falas ndonjë fanellë, apo pajisje sportive që lojtarët i kanë lënë pas ndeshjes, gjithashtu dini shumë sekrete dhe besëtytni sportive.
Menaxheri i zhveshtores së Middlesbrough, Peter Darke, ka zbuluar një gjë shumë interesante dhe të zakonshme që e bëjnë shumë lojtarë, por pak tifozë e dinë.
Siç e dimë në futboll një lojtar para se të futet në fushë duhet të jetë i pajisur me këpucët, çorapet, mbrojtëset dhe fanellat sportive.
Më herët kishin bartur zinxhirë dhe qafore të thjeshta lojtarët, por me rregullat e rreja në futboll edhe këto janë ndaluar.
Por, lojtarët gjithmonë shfrytëzojnë vakumet në ligjet sportive dhe kështu përdorin disa gjëra shtesë.
Darke ka zbuluar se shumë lojtarë veshin çorape të shkurta mbi çorapet sportive të skuadrës dhe që ato të mos vërehen nga kamerat, tifozët dhe gjyqtarët i mbulojnë me shirita të cilët kanë ngjyrën e çorapeve të skuadrës.
E gjitha kjo nuk është e ndalur, por as e shkruar me rregulla sporive, por bëhet nga lojtarët që të mbushin sa më shumë këpucën që kështu të kontrollojnë topin më mirë.
Darke gjithashtu shpjegon se kjo punë dëshiron durim, organizim dhe përkushtim, pasi duhet të jesh i përgatitur për situata të llojllojshme. /Telegrafi/
We bet you never knew this about a #PL player's socks… 🤔
A little insight from @Boro's kit manager, Peter Darke pic.twitter.com/oM42fRUWQf
— Premier League (@premierleague) January 7, 2017