Site icon Telegrafi

Menaxheri i Xhemailit tregon se a do të kthehet mesfushori në Turqi pas trazirave

Blerim Xhemaili nuk pritet të kthehet në Galatasaray, pasi një kthim në Turqi nuk është në mendjen tij thotë menaxheri i mesfushorit, Giovanni Brachini.

Mesfushori tetovar, i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës ka vendosur që mos të kthehet në kampionatin turk, por të shikoj ndonjë opsion tjetër.

“Nuk mendoj se lojtari do të kthehet në Galatasaray. Xhemaili nuk është në Turqi. Ai po vazhdon të pushojë”, ka thënë Branchini për “fotosport.com”, transmeton Telegrafi.

“Kthimi në Galatasaray nuk është në mendimet e tij në këtë moment. Do të shohim së bashku se çka do të ndodhë”,

Lexo po ashtu Liverpooli ia bën një nder Berishës

30-vjeçari nga Tetova ka kontratë me Galatasaryin deri në verën e vitit 2017, por edicionin e kaluar u huazua te Genoa, ku tregoi paraqitje të mira dhe shprehu dëshirën të vazhdojë të luajë për këtë skuadër.

Largimi nga skuadra turke është edhe më i mundshëm pas trazirave të fundit atje. /Telegrafi/

Exit mobile version