Site icon Telegrafi

Menaxheri i restorantit shpëtoi nëpërmjet një manovre klientin që ishte ngufatur

Cem Canpolat është menaxheri i një restoranti në Britani të Madhe, që shpëtoi nëpërmjet manovrës së njohur si Heimlich, një klient që ngufatur dhe nuk po mund të merrte frymë.

Shoqëruesit e tij e kishin të pamundur t’i shpëtonin, derisa 34-vjeçari ia vendosi duart nën abdomen dhe ia shty përpara, derisa atij nuk i doli nga goja kafsha që i kishte shkuar keq, transmeton Telegrafi.

“Ky është punonjësi ynë hero, që e shpëtoi një klient që po ngufatej, veprimi tij ishte i shpejtë dhe efektiv, për çfarë e urojmë atë” thuhet në njoftimin e restorantit.

Raportohet se gjendja tij i është kthyer normalitetit dhe ka vazhduar të hante mishin e qengjit dhe perimet e fërguara që i kishte porositur, derisa ishte aty me bashkëshorten dhe familjen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version