Telegrafi

Menaxheri i “ON Records” publikon videon ku Mozzik kishte pranuar se është ngritur në karrierë falë tyre (Video)

Label-i “ON Records” ka qenë shumë i përfolur këto ditë në media, kjo pasi dyshja e famshme e vëllezërve Mozzik dhe Getinjo u larguan.

Megjithëse nuk u dhanë shpjegime të detajuara se pse kanë marrë një vendim të tillë, vet ish-menaxheri i tyre deklaroi se ata nuk e respektuan kontratën.

Ai tregoi se dyshja e njohur janë bërë të famshëm falë studios në fjalë, e argument kyç për këtë gjë e ka marrë edhe një video të shkurtër, të shkëputur nga intervista e Mozzikut dhënë vite më parë për First Channel.

Lexo po ashtu Flet menaxheri i "ON Records", Met Elshani: Largimi i Getinjos dhe Mozzik, i paparalajmëruar dhe kundër rregullave të kontratës

Në këtë video, reperi citon faktin se studio “ON Records” e kanë ngritur në një nivel më të lartë, duke thënë se e kanë shndërruar në diamant.

“Nuk kam nevoj me ju arsyetu askujt , thjesht dua ta din realitetin te gjith se dijamantat i krijojm ne …. nese talentin e ki lloq ne ta bejm dijamant” (sic.), ka shkruar ish-menaxheri i tyre, Met Elshani në Instagram.

Ndërkohë, reperët në fjalë nuk kanë reaguar lidhur me këtë postim. /Telegrafi/