Label-i “ON Records” ka qenë shumë i përfolur këto ditë në media, kjo pasi dyshja e famshme e vëllezërve Mozzik dhe Getinjo u larguan.
Megjithëse nuk u dhanë shpjegime të detajuara se pse kanë marrë një vendim të tillë, vet ish-menaxheri i tyre deklaroi se ata nuk e respektuan kontratën.
Ai tregoi se dyshja e njohur janë bërë të famshëm falë studios në fjalë, e argument kyç për këtë gjë e ka marrë edhe një video të shkurtër, të shkëputur nga intervista e Mozzikut dhënë vite më parë për First Channel.
Në këtë video, reperi citon faktin se studio “ON Records” e kanë ngritur në një nivel më të lartë, duke thënë se e kanë shndërruar në diamant.
“Nuk kam nevoj me ju arsyetu askujt , thjesht dua ta din realitetin te gjith se dijamantat i krijojm ne …. nese talentin e ki lloq ne ta bejm dijamant” (sic.), ka shkruar ish-menaxheri i tyre, Met Elshani në Instagram.
Ndërkohë, reperët në fjalë nuk kanë reaguar lidhur me këtë postim. /Telegrafi/