Telegrafi

Menaxheri i Muriqit, Canatar: Toulouse i ka bërë ofertë Rizesporit për Vedatin

Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në kampionatin turk.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë këtij sezoni ka shkëlqyer në ligën elitare turke duke qenë realizatori i tretë me më së shumti gola.

Lexo po ashtu Rizespori del me komunikatë zyrtare për Vedat Muriqin: Jemi të shqetësuar me lajmet e pabazuara dhe të qëllimshme për largimin e tij

Shumë skuadra kanë zgjuar interesim për shtatgjatin prizrenas dhe për këtë ka folur edhe menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar.

Ky i fundit ka zbuluar për mediat vendore se për sulmuesin ka bërë ofertë konkrete skuadra e Toulouset, por nuk ka dhënë shumë detaje.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Po, Rizespor ka marrë një ofertë konkrete nga Toulouse. Drejtori sportiv i klubit francez, Ali Rachedi ishte në ndeshjet e Rizesporit kundër Besiktasit dhe Basaksehirit”.

“Ai u nda i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit. Tashmë mbetet në ditët në vijim të shihet se si do të zhvillohen bisedimet mes klubit të klientit tim dhe Toulouset”, tha ai.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka pasur shtatë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/