Site icon Telegrafi

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, mysafir në “Arena e Yjeve” në Telegrafi

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Ai ka folur për tema të ndryshme, duke filluar nga pozita të cilën e ushtron brenda FFK-së, mashtrimin që bën dy lojtarët Mërgim Berisha dhe Uran Bislimit e deri tek lojtarët që ai ka dashur t’i shihte me fanellën e ‘Dardanëve.

Shala ndër të tjerash ka shpjeguar për ndjekësit tanë se cili është në të vërtetë roli i tij brenda kombëtares, duke sqaruar po ashtu një herë e mirë dyshimet që kishin një pjesë e tyre për përfshirjen e tij në listën e lojtarëve të ftuar.

Ai tutje ka folur për sfidat dhe përgjegjësitë që ka ky rol, mënyrën se si i qasen ata futbollistëve të cilët duan t’i ftojnë tek Kosova e shumë tema të tjera.

Për shumë të pathëna, rrëfime ekskluzive, sfidat që e presin në vazhdim Kosovën, të gjitha këto Shala i ka shpalosur në podcastin “Arena e Yjeve” me dy gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe DentFix.

 

/Telegrafi/

Exit mobile version