Ai mund të njihet si ‘Money’, por menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz ka pohuar se Floyd Mayweatherit po i harxhohen paratë dhe është i etur për të luftuar me yllin e pamposhtur të UFC-së.
Lufta e Khabib Nurmagomedov me Conor McGregor tetorin e kaluar i bëri ata dy dhe UFC-në me shumë para, pasi thuhej se një reklamë kushtonte rreth 2.4 milion euro, dhe tani Mayweather dëshiron të bëhet pjesë të këtyre parave.
Menaxher i rusit, Ali Abdelaziz, i cili ishte në shënjestër nga Conor McGregor pas ‘luftës’ famëkeqe, deklaroi se Mayweather po e ka thirr vazhdimisht për një luftë me klientin e tij.
“Floyd Mayweather vazhdon të kërkojë luftë me Khabib-in. Paratë e Floydit po harxhohen”.
“Mund t’ju them se njerëzit po më takojnë çdo javë rreth një lufte mes Floydit dhe Khabibit, por në fund të ditës, nuk jemi të interesuar, tani”, ka thënë Abdelaziz për TMZ.
Në dhjetor, përpara luftës së tij në Japoni kundër Tenshin Nasukawa, Bleacher Raport raportoi se pas luftës, Mayweather do të kishte një miliard dollarë gjatë gjithë karrierës së tij.
Celebrity Net Worth vlerësojnë se vlera neto e boksierit të pamposhtur është 560 milionë dollarë, gjë që nuk sugjeron se ai është i etur për para.
Vetëm javën e kaluar 42-vjeçari u paraqit në Instagram me një milion dollarë në duart e tij dhe tha se pas tij është dikush duke llogaritur një tjetër milion.
Mayweather nuk ka luftuar që nga ndeshja e Vitit të Ri me Tenshin, e cila nuk zgjati më shumë se raundi i parë dhe nuk ka gjasa që ai të ketë një tjetër betejë profesionale përsëri.
Ishte folur për një ri-meç me Manny Pacquiao, i cili përballet me Keith Thurman këtë fundjavë, por shefi ekzekutiv i Mayweather Promotions, Leonard Ellerbe, ka thënë se amerikani nuk është më i interesuar të luftojë.
“Floyd nuk ka interes. Ka zero interes, e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij, dhe pas një kohe, ju nuk jeni të interesuar të luftoni”, ka thënë Ellerbe për Boxing Scene.
Khabib nuk ka luftuar që nga rrahja që i bëri McGregorit vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të pezullimit të tij pas largimit nga tetëkëndëshi pas luftës, por së shpejti do të mbrojë titullin e tij.
Në UFC 242 në shtator, rusi i pamposhtur përballet me kampionin e përkohshëm të lehtë Dustin Poirier për të vendosur kampionin e padiskutueshëm. /Telegrafi/