Prej disa ditësh po qarkullon në media një video e Gjestit, ku përmendi një vajzë me emrin Diellza, e që aludohet të jetë ish-e dashura e tij.
Ai po e kërkonte derisa qëndroi vetëm në një vend në Big Brother, e që më pas nisën edhe thashethemet.
Me të madje u tha se ka qenë i martuar, edhe pse për këtë këngëtari pejan nuk ishte deklaruar asnjëherë.
Menaxheri i tij në lidhje me këtë ka reaguar në Fan Club, duke dërguar një mesazh për të gjithë.
Më poshtë ndiqni mesazhin e plotë:
“Përshëndetje Fan Club
Si fillim dua të falënderoj të gjithë mbështetësit e Gjestit që e përkrahin në çdo moment.
Duke qenë në qendër të vëmendjes ka patur shumë komente dhe thashetheme të ndryshme rreth tij në rrjet, por edhe në portalet e ndryshme.
Nisur nga këto, dua të qartësoj se Gjesti nuk ka qenë ndonjëherë i martuar, madje as nuk ka bashkëjetuar.
Ka patur një lidhje të gjatë me vajzën në fjalë, që është përfolur shumë në rrjet por nuk ka qenë në një marrëdhënie serioze siç është aluduar në media. Marrëdhënia e tyre sot i përket të shkuarës dhe Gjesti nuk ka kontakt më me vajzën në fjalë.
Gjithashtu është komentuar që Gjestin e mundon diçka në lidhje me historinë e fundit dhe prandaj nuk vepron me Eglin, por unë di të them që Gjesti është djalë me norma dhe vlera dhe dëshiron që t’i marrë gjërat shtruar për të qenë i sigurt dhe për të mos lënduar askënd.
Vetëm Gjesti e di çfarë ka në zemrën e tij, por nëse lumturia e tij është Egli, unë jam i pari që e mbështes, e sigurt dhe familja e tij”. /Telegrafi/