Telegrafi

Menaxheri i Elseid Hysajt për interesimin nga Milani: Shumë klube janë vënë pas lojtarit

Në ditët e fundit po diskutohet shumë për të ardhmen i Elseid Hysaj, pasi largimi  nga Napoli është e sigurt dhe atë me parametra zero.

Hysaj nuk do të rinovojë kontratën me Napolin, pasi pas shumë bisedimeve mes palëve nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Gjasat më të mëdha për mbrojtësin shqiptar janë që ai të mbetet në Itali, ku Roma dhe Milani kanë shfaqur interesim.

Për këtë ka folur Mario Giuffredi, por nuk ka zbuluar asgjë për të ardhmen.

“Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është akoma e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo me çdo kusht në Milan”.

“Fati i tij nuk është shkruar ende. A është i vërtetë interesi i Milanit? Nuk bëj dot asnjë koment”, ka thënë Giuffredi. /Telegrafi/