Telegrafi

Menaxherët e klinikave të përfshirë në “Stenta” mund të suspendohen javën e ardhshme (Video)

Duke marrë shembull veprimin që bëri kur e suspendoi sekretarin Gani Shabani për shkak se u përfshi në aktakuzën për stenta, ministri Imet Rrahmani tash po kërkon që të veproj edhe drejtori i Shërbimit Spitalor për të ndihmuar organet e rendit të kryejnë punën, raporton KTV.

Por drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj thotë të ketë një telashe për shkak se prokuroria e gjykata nuk po i jep emrat e plotë por vetëm me iniciale derisa thotë se edhe ligji nuk e definon këtë çështje.

Ndryshe nuk e ka përjashtuar mundësinë që ndaj menaxherëve të klinikave të ketë një vendim të hënën e javës që vjen.

Anëtarë të bordit të SHSKUK-së nuk e kanë konfirmuar se të hënën do të merret një vendim për të gjithë të përfshirët në aktakuzë.

Burime të KTV-së brenda Bordit drejtues kanë bërë të ditur se menaxherët do të suspendohen gjë të cilën anëtarë të bordit edhe zyrtarisht nuk e kanë mohuar.

VENERA_MENAXHERET_PEZULLIMI_08_07 from Koha.net on Vimeo.