Telegrafi

Memushaj te Bologna

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj së shpejti pritet të ndërrojë skaudër.

Pasi me skuadrën e tij Pescara nuk arritën të mbijetonin në Serie A, vlonjati ka kërkuar largimin.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Serie A, pasi është skuadra e Bolognës që po kërkon shërbimet e tij.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda muajit qershor, pasi sipas mediave italiane palët kanë arritur marrëveshje personale.

Memushaj ishte shumë afër transferimit te Empoli por në fund dështoi marrëveshja.

Arsyeja që dështoi transferimi tek Empoli ishte se skuadra toskane ra në Serie B në javën e fundit. /Telegrafi/