Kombëtarja e Shqipërisë që prej ditës së hënë është e ngujuar në grumbullim, ku po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme, për vetë Gianni De Biasin, por edhe për kombëtaren, si ajo ndaj Italisë.
Në konferencën e parë për shtyp ka folur edhe Ledian Memushaj, i cili e njeh mirë kampionatin italian. Ai vuri në dukje rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe synimin e kuqezinjve për këto eliminatore.
“Kemi shumë mungesa, por secili prej nesh do të japë maksimumin”, citon Top Channel fjalët e mesfushorit të Pescaras.
“Është një ndeshje e vështirë, por ne do të përpiqemi që të marrim pikë ndaj Italisë. Kur luan ndaj ekipeve si Italia, nuk është i nevojshëm motivimi i trajnerit”.
“Për këto eliminatore duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe objektivi kryesor yni është që të kapim vendin e dytë në grup”, ka thënë Memushaj.