Site icon Telegrafi

Memushaj mund të mungojë në EURO 2016 për këtë arsye

Ledian Memushaj është kapiteni i Peskarës në Serinë B italiane, por në të njëjtën kohë edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare.

Mesfushori vlonjat është një pikë e rëndë- sishme si për trajnerin Massimo Oddo, ashtu edhe për Gianni De Biasin.

Mirëpo, ekziston rreziku i një “përplasjeje” eventuale në muajin qershor mes De Biasit dhe Oddos për shërbimet e mesfushorit. Në një deklaratë për mediat italiane, kreu i FSHF-së ka bërë me dije se ekziston rreziku i mundshëm që mesfushori vlonjat t’i humbasë kualifikueset.

“E di që ekziston problemi për Memushajn, pasi në periudhën e Europianit,
Pescara mund të ketë ndeshjet ‘play-off’.

Ne si federatë do të bëjmë të pamundurën që të mund të përmbushim kërkesat e skuadrës, mirëpo ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne.

Gjithsesi, në fund zgjedhja është e trajnerit. Memushaj është pjesë e kombëtares prej gjashtë vitesh dhe është rritur shumë tashmë. Ai është një shtyllë për ekipin tonë, por edhe për Pescarën gjithashtu”, ka deklaruar ndër të tjera Duka për mediat italiane.

Exit mobile version