Telegrafi

Memushaj arsyetohet për humbjen ndaj Francës: Luajtëm kundër kampionëve të botës

Ledjan Memushaj e nisi ndeshjen e sotme nga banka rezervë në humbjen 0-2 ndaj Francës.

Mesfushori vlonjat i cilësoi si pozitive eliminatoret, por që kishim mundur të bënin më shumë..

“Ishte një ndeshjen e vështirë. Luanim kundër kampionëve të botës. Mund të bënim më shumë”, ka thënë Memushaj.

“Pjesën e dytë bëmë diçka më mirë. Ishte atmosferë e bukur. Kishim dëshirë të bënim ndeshje të mirë. Nuk kemi bërë keq në eliminatore”.

“Kemi luajtur bukur me Turqinë dhe Islandën. Ishin eliminatore pozitive”, ka shtuar më tej mesfushori i Kombëtares. /Telegrafi/