Telegrafi

Memphis, Portland, Orlando dhe Utah me fitoret e radhës në NBA

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Memphis Grizzlies ka shkaktuar befasi duke mposhtur skuadrën e Oklahoma City Thunders me rezultat 115:103.

Në ndeshjen tjetër, Portland Trail Blazers vetëm pas vazhdimeve prej pesë minutave ka arritur të triumfojë kundër Brooklyn Nets me rezultat 148:144.

Utah Jazz me lehtësi ka kaluar pengesën e quajtur Phoenix Suns duke e mposhtur me rezultat të thellë, 125:92.

Gjersa Orlando Magic ka treguar se ka cilësi më të madhe në radhët e veta se sa Philadelphia 76ers duke e mposhtur me rezultat 119:98.

Ndryshe, tashmë kanë mbetur edhe tetë ndeshje për të filluar faza e ‘paly-off’ në ligën elitare amerikane të basketbollit. /Telegrafi/