Site icon Telegrafi

Memoriali i UÇK-së që s’u krye kurrë

Punimet për ndërtimin e parkut memorial të dëshmorëve në Jezerc të Ferizajt filluan tri vite më parë, por nuk përfunduan ende.

Banorët e atjeshëm u shprehën të shqetësuar, sidomos për pllakën përkujtimore që më 12 qeshor 2020, iu hoqën ca pllaka kinse për rindërtimin e saj.

Megjithkëtë, pushteti lokal thonë se projekti ishte qeveritar. Ndërsa, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shprehen se ministria e dikurshme u fuzionua në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, meqë rast reflektoi në Ligjin e Buxhetit.

Ndërkohë në përgjigjen e këtij dikasteri thuhet se arsye tjetër ishte edhe situata me Covid-19 që imponoi ndërperjen e përkohshme të investimeve në këtë projekt.

Exit mobile version