Site icon Telegrafi

Bashkërisht për mbrojtjen e fëmijëve nga devijimi dhe delikuenca

Komuna e Gjakovës dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, për realizimin e projektit “Reformat e Drejtësisë për Fëmijë në Kosovë 2013-2017”.

Ky projekt merret me trajtimin e fëmijëve që kanë rënë ndesh me ligjin dhe ata që potencialisht mund të përballen me këtë rrezik si dhe që kane nevojë për shërbime të komunitetit dhe institucioneve komunale për mbrojtjen e fëmijëve dhe OJQ-ve lokal.

Në rastin e Gjakovës, në këtë projekt janë të përfshirë komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrat për Punë Sociale, Qendrat për Arsim Profesional dhe shërbimet tjera që kanë kapacitete të ofrojnë masa parandaluese, mbrojtëse dhe ri-integruese në shërbimet komunitare dhe të ndihmojë fëmijët e pambrojtur, djem e vajza të Komunës së Gjakovës.

Në emër të PEN-it memorandumin e ka nënshkruar drejtori ekzekutiv i kësaj organizate Bujar Fejzullahu, ndërsa në emër të komunës, kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila.

Të dy nënshkruesit e kanë vlerësuar lartë këtë iniciativë bashkëpunimi për faktin se në Kosovë ka të rijnë dhe të reja që kanë nevojë emergjente për trajtim të mirëfilltë ligjor, si element kryesor për largimin e tyre nga delikuenca.

Exit mobile version