Telegrafi

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Aviacionit Civil dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë

AIM bën të ditur se sot do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi ndërjmjet Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi i bashkëpunimit afarist në disa fusha aktuale me qëllim që kompanitë në kohë të informohen për aktivitete arsimore dhe projektuese.

Memorandumi do të nënshkruhet edhe si paralajmërim për punëtorinë që do të mbahet për kompanitë anëtare të LSM-së, ku do të ligjërojë një ligjërues nga Banka Evropiane për Rindërzin dhe Zhvillim (BERZH)./Telegrafi/